Kroatët po e përjetojnë mirë fitoren e Shqipërisë dhe këtë ngjarje e kanë raportuar mediat kroate.
Indexi kroat fillon me titullin “Shqipëria feston fitoren historike, rumunët shkojnë në shtëpi”.
“SHQIPËRIA mposhti Rumaninë me 1:0 në ndeshjen e tretë në Grupin A të Euro 2016. Një fitore e pabesueshme, e para në historinë e ngjarjeve të mëdha, e nënshkruar nga Armando Sadiku, në minutën e ’43-të”, shkruan Index.hr.
“Jutarnji.hr”, fitoren e Shqipërisë, e titullon “Shqiptarët festojnë golin historik dhe fitoren”, teksa shkruan më tej se Shqipëria tash është fiksuar në vendin e tretë dhe ka gjasa reale për të shkuar më tej.