Telegrafi

Kroatët për 10 vjet kanë trefishuar pasurinë

Megjithatë në prag të varfërisë jetojnë tetë për qind e kroatëve.

Mesatarisht një qytetar, as i pasur as i varfër, nga cilado pjesë e rruzullit, gjatë 10 viteve të fundit ka rritur pasurinë e vet për 72 për qind, ndërsa çdo kroat mesatar është pasuruar trefish, tregojnë të dhënat në Raportin botëror për pasurinë të cilin e ka përpunuar Credit Suisse.

Në raportin bëhet e ditur se secili qytetar i botës në mesatare posedon pasuri me vlerë prej 43.800 dollarëve, nëse u përjashtohen borxhet. Më shumë se gjysma e njerëzve të botës nuk kanë as 4.000 dollarë pasuri të vlefshme.

Sipas Biznis.hr, në botë ka mbi 1.000 miliarderë dhe 80.000 ultrapasanikë të cilët kanë pasuri me vlerë prej 50 milionë dollarësh.

Ndonëse SHBA-ja konsiderohet vendi më i pasur, pasuria e një kanadezi mesatar vlen 94.700 dollarë për dallim nga pasuria e një amerikani mesatar, i cili ka pasuri e cila kushton 46.929 dollarë.

Sipas Raportit, Kroacia u has në listën e vendeve ku qytetarët kanë pasuri të kënaqshme, për dallim prej para dhjetë viteve kur kroatët kanë pasur shumë më pak pasuri dhe kanë qenë më të varfër. /Telegrafi/