Site icon Telegrafi

Kroatët migrojnë në mënyrë masive në Gjermani

Qytetarët e shtetit më të ri anëtar të Bashkimit Evropian, Kroacisë, për shkak të problemeve ekonomike dhe sociale po e braktisshin me të madhe vendin e tyre.

Vetëm gjatë tri viteve e gjysmë, prej kur Kroacia ka hyrë në BE, nga Kroacia kanë emigruar 200 mijë veta, shkruan gazeta “Jutarnji List”, transmeton agjencia dpa. Kjo përbën afër pësë për qind të gjithë popullatës së vendit, ndërsa 180 mijë prej tyre kanë migruar më Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Në mesin e të emigruarve shumicën dërmuese e përbëjnë personat me shkollim të lartë. Duke qenë se numri i atyre që braktisin vendin po rritet me të madhe, Kroacia për 10 vite mund të humbasë 800 mijë qytetarë, shkruan gazeta, duke iu referuar përllogaritjeve të demografëve.

Exit mobile version