Site icon Telegrafi

Kroatët gatuan suxhukun më të madh në botë

Qindra banorë lokalë kroatë ishin mbledhur në sheshin kryesor të qytetit Vinkovci, për ta pjekur në skarë suxhukun. që është përgatitur nga 400 kilogramë mish, 10 kilogramë krip, 2.5 kilogram piper, dhe 3.5 kg hudhër, të blerë në një fermë lokale.

Organizatorët kanë pohuar se ky është suxhuku më i madh në botë, që mund t’i ushqejë 3.000 persona, ndërsa kanë shtuar se kjo ishte vetëm një stërvitje, pasi që, vitin e ardhshëm, planifikojnë të prodhojnë një suxhuk të gjatësisë prej 1.000 metrash.

Sipas librit të rekordeve botërore Guinness, suxhuku më i gjatë i prodhuar deri më tash, është ai i gatuar në dhjetor të vitit të kaluar në Rumani, me gjatësi prej 392 metrash. /Telegrafi/

Exit mobile version