Site icon Telegrafi

Kroatët e kanë një porosi për Sheshelin: Eja, por do të arrestojmë!

Kryeministri kroat Tihomir Oreshkoviq, ka deklaruar se do të arrestojnë liderin e radikalëve Vojisllav Sheshel nëse vendosë t’i vizitojë, raporton Tanjug.

Pas lirimit të sotëm të Sheshel dhe reagimeve të shumta, ministria e punëve të brendshme e Kroacisë i ka ndaluar hyrjen Sheshelin në këtë vend, transmeton Telegrafi.

Kryeministri kroat Oreshkoviq, i ka dërguar një paralajmërim interesant Sheshelit.

“Le të vjen, më pas do ta arrestojmë”, ka shtuar Oreshkoviq, ka njoftuar zyra e tij për informim.

Exit mobile version