Site icon Telegrafi

Kroatët do ta analizojnë dheun e Arbërisë

Instituti Gjeologjik nga Kroacia ka paraqitur analizën e bërë për lagjen Arbëria 3, mu në atë pjesë ku tash e një kohë rrëshqitja e dheut është bërë problem për ndërtimin dhe infrastrukturën.

Ky institut gjeologjik,nga Kroacia do të punojë për një vit në këtë pjesë në atë mënyrë që të zgjidhet problemi i rrëshqitjes së dheut.

Hysen Durmishi tha se janë në fazën e monitorimit duke shtuar se në rrafshin rrëshqitës në atë pjesë është problem i madh për ndërtimet dhe infrastrukturën.

Durmishi ndër tjera tha se në vitin 2017 lagjen e Arbërisë do ta kemi si lagje të rehabilituar.

Ndërsa drejtori i instituti Gjeologjik të Kroacisë, Josiph Halamiq tha se faza e monitorimit do të zgjasë një vit ku të dhënat do t’ i marrin për katër stinët e vitit dhe pas kësaj do të bëhet një raport final. /Telegrafi/

Exit mobile version