Kroacia dhe Kosova do të takohen sonte në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.
Para takimit që do të zhvillohet në stadiumin zagrebas të Maksimirit, kroatët kanë bërë edhe një parashikim të takimit.
Ata kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe atë kroat në dy kuti të ndryshme, ku ka pasur ushqim për majmun.
E majmuni i njohur për parashikimet e rezultateve, Gibon Kent ka zgjedhur që ushqimin ta merr nga “kutia kroate”, e cila ka bërë që të aludohet se do të triumfojë Kroacia.
Ndryshe, takimi pritet të filloi në ora 20:45 ndërsa ndeshjen e parë Kroacia e kishte fituar me rezultat të thellë prej 6-0. /Telegrafi/