Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 457 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa tre persona ka vdekur nga ky virus.
Numri i rasteve aktive sot ka arritur në gjithsej 2.438, njoftoi Mbrojtja Civile e Kroacisë.
Midis tyre, 385 pacientë janë në spital, nga të cilët 28 janë në respiratorë, shkruan AA.
“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19, në Kroaci janë regjistruar 19.446 raste nga të cilët 313 kanë vdekur, 16.695 janë shëruar, 222 prej tyre në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.
Aktualisht janë 11.729 persona në vetëizolim.
Deri më tani janë testuar 348.950 persona nga të cilët 4.417 në 24 orët e fundit.
Dje në Kroaci u regjistrua numër rekord prej 542 raste të reja me COVID-19.