Telegrafi

Kroacia do të dërgojë një avion “Candair” dhe dy ekuipazhe për të ndihmuar Maqedoninë në shuarjen e zjarreve

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë do të dërgojë një avion Canader me dy ekuipazhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të ofruar ndihmë humanitare për shuarjen e zjarreve, njoftoi Ministria dje në Zagreb.

“Një aeroplan Canadair CL-415 me dy ekuipazhe po dërgohet në Maqedoninë e Veriut me urdhër të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes Ivan Anusic”, thuhet në deklaratë.

Qeveria e Maqedonisë pardje ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit.