Site icon Telegrafi

Kroacia shqetësuar pas arrestimeve në Bosnje

Ministria kroate e Punëve të Jashtme sot ka shprehur shqetësimin e Qeverisë kroate, në lidhje me arrestimin e ish komandantit të Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO), të dyshuar për krime lufte kundër serbëve.

Dhjetë ish anëtarë të HVO-së nga Posavina në Bosnje janë arrestuar sot nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër serbëve gjatë kohës së luftës.

Në mesin e të arrestuarve është edhe gjenerali 64 vjeçar në pension Duro Matuzoviç, njëri nga komandantët e kroatëve gjatë luftës së zhvilluar, raporton “Hina”.

Përmes ambasadës kroate në Sarajevë, Kroacia ka kërkuar nga autoritetet boshnjake informacione të plota në lidhje me arrestimin e personave me shtetësi të Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët gjithashtu kanë shtetësi kroate, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, arrestimet e ish luftëtarëve kroat ndodhen pas vizitës së kryeministrit kroat në Bosnjë, i cili u premtoi mbështetje të plotë të shtetit ndaj komunitetit kroat që jeton në këtë shtet dhe që është popullsia e tretë më e madhe.

Exit mobile version