Telegrafi

Kroacia shkurton buxhetin

Kjo parashihet me ribalancin e propozuar të buxhetit shtetëror, që qeveria kroate mbrëmë e dorëzoi në Kuvend.

Të ardhurat e përgjithshme me ribalancin e buxhetit do të zvogëloheshin në 116.6 miliardë kuna (15.5 miliardë euro), përderisa shpenzimet e planifikuara shkurtohen në 121.58 miliardë kuna (16.4 miliardë euro).

Deficiti i projektuar me këtë do të rritej në 1.4 për qind të BPV-së, kundrejt 0.7 për qind aq sa planifikohej me buxhetin në dhjetor.

Në anën e shpenzimeve planifikohet zvogëlimi i rrogave për gjashtë për qind, gjegjësisht kthimin e nivelit të vitit të kaluar. Parashihet zvogëlimi i subvencioneve dhe kursim i shpenzimeve materiale.