Telegrafi

Kroacia shkarkon Aleksandar Petrovicin

Kampionati evropian i basketbollit është drejt fundit, ku tashmë finalisti i parë është Sllovenia.

E si duket rezultatet e papritura të kombëtares kroate, ka bërë që të shkarkohet trajneri Aleksandar Petrovic.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kroacisë (KSH) përmes një njoftimi për media.

“ Ne i kemi ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm të përfaqësueses, Aleksandar Aco Petrovic”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e KSH-së.

Kroacia u eliminua në të tetën e finales të Eurobasket 2017 nga Rusia, pas humbjes së thellë, 101-78, e cila gjë shkaktoi reagime të shumta në opinionin kroat ndërsa të shtunën pritet të emërohet trajneri i ri. /Telegrafi/