Telegrafi

Kroacia me më së shumti të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Në 24 orët e fundit, numri i madh i të prekurve me COVID-19 është regjistruar në Kroaci, 369, kështu që numri i rasteve aktive është 2,634.

Siç njofton Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, kanë vdekur tre persona.

Midis tyre, 269 pacientë janë në spital, nga të cilët 15 janë në respirator.

Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më sot, një total prej 11,094 njerëz janë infektuar, 194 kanë vdekur dhe 8,266 janë shëruar.

Gjithsej janë testuar 179,838 njerëz, nga të cilët 4,492 në 24 orët e fundit. /KP/