Site icon Telegrafi

​Kroacia me rekord të ri COVID-19 – 3251 raste të reja dhe 38 të vdekur

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3251 raste të reja me infeksion të virusit SARS-CoV-2, dhe numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 16,891.

Aktualisht, 1.878 pacientë janë në spital, nga të cilët 205 janë në aparate për frymëmarrje dhe 38 pacientë kanë vdekur.

Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 90.715 raste pozitive, nga të cilët 1.151 kanë vdekur, gjithsej 72.673 janë rikuperuar, nga të cilat 1.693 në 24 orët e fundit.

Aktualisht 39.937 persona janë në vet-izolim. Deri më tani, një total prej 640.781 njerëz janë testuar, nga të cilët 9.126 në 24 orët e fundit. /kp/

Exit mobile version