Site icon Telegrafi

Kroacia me rekord ditor të vdekjeve shkaku i COVID-19

Në 24 orët e fundit, 793 raste të reja të infeksionit me coronavirus u regjistruan në Kroaci gjersa numri i rasteve aktive është 3,562.

Dhjetë njerëz kanë ndërruar jetë, i cili është numri më i lartë i vdekjeve brenda një dite që nga fillimi i epidemisë, raporton jutarnji.

Gjithashtu është bërë e ditur se 439 pacientë po trajtohen në qendrat spitalore, nga të cilët 26 pacientë janë në aparate për frymëmarrje.

Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, gjithsej 22,534 njerëz janë infektuar me COVID-19.

Prej tyre, 344 vdiqën, ndërsa gjithsej 18,628 u shëruan, nga të cilët 431 në 24 orët e fundit. Deri më tani, një total prej 379,379 njerëz janë testuar. /Telegrafi/

Exit mobile version