Site icon Telegrafi

Kroacia regjistron rreth 2200 raste të reja me virus dhe 16 të vdekur

Janë 15,894 raste aktive, përfshirë 1,097 pacientë në spital, nga të cilët 81 në aparate për frymëmarrje.

Në 24 orët e fundit, 2,179 raste të reja të infeksionit me coronavirus janë konfirmuar në Kroaci dhe 16 njerëz kanë vdekur, njoftoi sot Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Janë 15,894 raste aktive, mes tyre 1,097 pacientë në trajtim spitalor, nga të cilët 81 në aparat respirator, raporton index.hr.

Në 24 orët e kaluara, 8,026 njerëz u testuan dhe 29,338 qytetarë ishin në vetë-izolim.

Që nga shpërthimi në muajin shkurt, coronavirusi është konfirmuar te 51,495 njerëz, nga të cilët 35,039 janë rikuperuar, nga të cilët 2,221 në 24 orët e fundit dhe një total prej 562 kanë vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version