Site icon Telegrafi

Kroacia regjistron katër vdekje dhe 311 raste të reja me COVID-19

Në Kroaci, 311 raste të reja të infektimit me coronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit, kështu që numri i rasteve aktive sot është 2566.

Gjithashtu është raportuar se katër persona kanë vdekur, njoftoi Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Kroacia deri më tani ka gjithsej 10,725 raste që nga fillimi i pandemisë, raporton index.hr.

Autoritetet shëndetësore kroate kanë bërë të ditur se gjithsej 258 persona janë të shtrirë në spital dhe 14 në respirator.

Rreth tetë mijë persona thuhet se janë shëruar gjersa deri më tani kanë ndërruar jetë 191 njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version