Telegrafi

Kroacia regjistron dy të vdekur dhe 77 të infektuar me COVID-19

Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile të Kroacisë ka publikuar një raport të ri ditor për coronavirusin teksa kanë njoftuar 77 të infektuar dhe dy njerëz kanë vdekur.

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 77 raste të reja të infeksionit me virusin SARS-CoV-2, dhe numri i infektuar aktualisht (raste aktive) në Kroaci është 569.

Midis tyre, 120 pacientë janë në spital, nga të cilët tetë janë me oksigjeno terapi, shkruan index.hr, transmeton Telegrafi.

Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më tani janë gjithsej 5,543 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët 157 kanë vdekur dhe 4,817 janë shëruar.

Ndryshe, deri më tani janë testuar gjithsej 127,405 persona, nga të cilët 995 në 24 orët e fundit. /Telegrafi/