Site icon Telegrafi

Regjistrohen 7.333 raste të tjera, nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja në Kroaci

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 7.333 raste të reja të infektimit me coronavirus dhe 37 persona kanë vdekur, njoftoi sot Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Sipas Shtabit, janë testuar 16.597 persona. Nga 42.242 raste aktive, 1.820 pacientë janë në spital, nga të cilët 249 janë me respiratorë.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, si pasojë e variantit omicron, nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja epidemiologjike në vend.

Mbledhjet publike dhe ngjarjet në natyrë me më shumë se 50 persona do të ndalohen dhe tubimet publike me më shumë se 25 persona do të ndalohen në ambiente të mbyllura.

Për momentin nuk do të ketë ndryshime në punën e objekteve të hotelerisë, por do të forcohet kontrolli.

Numri i vizitorëve në aktivitetet sportive do të jetë gjithashtu i kufizuar dhe mbajtja e maskave është e detyrueshme në programet fetare, artistike dhe kinema.

Po ashtu është futur detyrimi i punëdhënësve për të organizuar punën nga shtëpia, kudo që është e mundur. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version