Site icon Telegrafi

Kroacia regjistron 358 raste të reja me COVID-19

Kroacia ka bërë të ditur për numra të lartë të të infektuarve me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas informacioneve më të fundit, 358 raste të reja të infeksionit janë konfirmuar në shtetin kroat ndërsa nuk ka vdekur asnjë person.

Janë 2352 raste aktive dhe 8899 njerëz kanë rezultuar pozitivë që nga fillimi i epidemisë, raporton index.hr.

“Ka disa qendra të nxehta në Qarkun e Splitit dhe Dalmacisë, dy shtëpi për të moshuarit, ndeshje … Ne morëm një propozim për masa të reja dhe u prezantuan masat e nevojshme epidemiologjike”, shtoi Vilija Beros.

Ndryshe, masat më të rrepta do të hyjnë në fuqi gjatë mesnatës së sotme në Qarkun e Splitit dhe Dalmacisë. /Telegrafi/

Exit mobile version