Site icon Telegrafi

Kroacia regjistroi 75 viktima të reja, 60 prej tyre nuk ishin vaksinuar kundër coronavirusit

Tashmë janë publikuar të dhënat më të reja për coronavirusin në Kroaci.

Index.hr raporton se sot janë regjistruar 5460 raste të reja dhe janë testuar 13771 persona.

Gjithashtu është bërë e ditur se 75 persona kanë vdekur, ku 60 prej tyre nuk ishin të vaksinuar.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u regjistruan 64 vdekje, si dhe 6246 raste të reja. Në spital janë 2529 pacientë, nga të cilët 316 janë me aparate respiratore.

Ndryshe, Kroacia deri më tani ka regjistruar rreth 600 raste me virus gjersa kanë vdekur 10644 njerëz. /Telegrafi/

 

Exit mobile version