Site icon Telegrafi

Kroacia po sheh rritje të rasteve – pesë të vdekur dhe 1047 të infektuar me coronavirus

Kroacia po sheh rritje të numrave të njerëzve të infektuar me coronavirus.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1047 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive sot në Kroaci është gjithsej 5473.

Ndër to, trajtim spitalor po marrin 269 pacientë, nga të cilët 7 pacientët janë në ventilatorë.

Gjithashtu është bërë e ditur se pesë persona kanë ndërruar jetë, raporton index.hr.

Në total janë shëruar 1.128.032 persona, 830 prej tyre në 24 orët e fundit.

Ndryshe, Kroacia deri më tani ka regjistruar 1.15 milion raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 16065. /Telegrafi/

Exit mobile version