Site icon Telegrafi

Kroacia goditet nga një tërmet prej 4.7 shkallësh Rihter

Kroacia është përballur gjatë ditës së martë me një tërmet, bazuar në të dhënat e Shërbimit Sizmologjik në vend.

Sipas medieve kroate, përcjell Telegrafi, tërmeti u regjistrua këtë mëngjes rreth orës 6, derisa epiqendra ishte rreth 13 kilometra në juglindje të Shibenikut; madhësia e tërmetit ishte 4.7 Rihter.

Deri më tani asnjë dëm i madh nuk u raportua si rrjedhojë e këtyre lëkundjeve, bazuar në të dhënat e autoriteteve.

“Tani për tani, nuk kemi raportuar dëme të konsiderueshme. Kemi informacion se në Vrpolje, një copë shkëmbi ra në oborrin e shtëpisë dhe goditi makinën, por askush nuk u lëndua”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.

Në po të njëjtën thuhet se ata morën një numër të madh telefonatash këtë mëngjes, kryesisht nga qytetarë të frikësuar. /Telegrafi/

Exit mobile version