Site icon Telegrafi

Kroacia nuk i kursen lojtarët, pritet të startojë me super formacion kundër Kosovës

Kroacia dhe Kosova sonte do të ballafaqohen në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.

Mediat kroate kanë nis të zbardhin edhe detaje sa i përket rreshtimit të lojtarëve kroatë në fushë.

Mbrojtjes do t’i prinë Dejan Lovren, Vrsaljko, Lovren, Vida, Pivaric, të cilët do të renditen para portierit Subasic.

Trajneri Ante Cacic mesfushën do t’ia besojë dyshes së Real Madridit, Luka Modric dhe Mateo Kovacic si dhe të Barcelonës, Ivan Rakitic, të cilët do të ndihmohen prej Brozovicit dhe Perisicit të Interit.

Sulmues i vetëm do të jetë Mario Mandzukic i Juventusit, i cili në takimin e kaluar ishte lojtari kryesor i ndeshjes së fituar prej kroatëve me rezultat 6-0.

Lexo po ashtu Kosova me ndryshime, ky është formacioni i mundshëm ndaj Kroacisë

Theksojmë se takimi do të zhvillohet në stadiumin Maksimir të Zagrebit ndërsa pritet të filloi në ora 20:45.

Kroacia (4-2-3-1): Subasic – Vrsaljko, Lovren, Vida, Pivaric – Modric, Kovacic – Brozovic, Rakitic, Perisic – Mandzukic. /Telegrafi/

Exit mobile version