Telegrafi

Kroacia me një teori konspiracioni: Satanistët çetnikë serbë i kontrollojnë mendjet e kroatëve dhe shqiptarëve!

E ashtuquajtura Akademi Kroate e Atdheut dhe Diasporës (HAZUD), në faqen e saj thotë se “satanistët-çetnikë monstruozë nga Serbia kanë ndërtuar sistemin e transmetuesit tokësor në Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë e Maqedoni, me çka po bëhen gati për skllavërim masiv mendor.

Në artikull thuhet se kopjimi i valëve të padukshme nga truri i njërit te tjetri bëhet me teknologjinë që quhet “Klonimi EEG” dhe se serbët me vite bëhen gati për të pushtuar individët në SHBA, Kinë dhe BE, transmeton Telegrafi.

“Sot ky proces i vendosjes së mendjes nën kontroll dhe sundimit të botës po bëhet në vendet e ish-Jugosllavisë”, thuhet aty.

Autorët thonë se kështu serbët do të shpërngulin njerëzit, do t’i sëmurin apo vrasin. Ndërsa, shtojnë po ashtu se ata kanë zbulimet e Nikolla Tesllës për të ndërtuar një mburojë që i mbron serbët nga çfarëdo sulmi të armatosur mbi territoret e tyre.

Në tekst thuhet se nga Kroacia tashmë veç kanë nisur të ikin kroatët dhe se për këtë fajtorë janë serbët. /Telegrafi/