Kroatët vazhdojnë të mbeten kokëfortë në qëndrimin e vet lidhur me mos hapjen e kapitullit 23 të negociatave BE – Serbi. Për këtë arsye në Grupin punues për zgjerim në Bruksel që ko çështje të mos vihet më në rend dite.
“Nuk ka kuptim që këtë çështje derisa nga Zagrebi nuk vijnë sinjale të tjera. Kontaktet rreth kësaj çështjeje tashmë janë hedhur në nivelin politik, citon një burim të vetin gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, transmeton Koha.net.
Për këtë arsye Grupi punues Serbinë s’e ka futur në rend të martën e nuk do ta fusë në rend dite as sot, të premten, ka thënë burimi.
Edhe përkundër përpjekjeve që të lëshojë pe, të cilat kanë ardhur kryesisht nga Gjermani, Austria dhe kryesuesja Holanda, Zagrebi nuk e ka ndryshuar qëndrimin e vet.
Kroacia kërkon nga që Serbia të suspendojë kompetencën rajonale për gjykimin e krimeve të luftës, të përmbushë të gjitha kërkesat a Gjykatës së Hagës dhe që minoritetit kroat t’i garantohen vende në Parlament.