Myku u gjet në kumbullat e thata nga Serbia të eksportuara në Kroaci.
Kështu ka konfirmuar Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë në Tregtinë Ushqimore (RASFF).
Siç raporton RASFF, tek kumbullat është gjetur myk gjatë kontrollit në kufi. Edhe pse nuk është urdhëruar asgjësimi i kumbullave, për këtë janë njoftuar konsumatorët në Kroaci.
Siç u përmend, konsumimi i këtij produkti mund të jetë potencialisht i rrezikshëm.
Kujtojmë se një muaj më parë pjeshkat janë kthyer nga kufiri me Kroacinë dhe vetëm këtë vit kjo ka ndodhur tre herë.
Përveç atij fruti, që nga fillimi i vitit Serbia nuk ka mundur të eksportojmë në Kroaci një numër të perimeve. Po, ashtu molla, kikirikë, çipsa, kumbulla dhe tranguj. /Telegrafi/