Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç ka thënë sot në Mostar se qeveria e tij, do ta ketë prioritet mbështetjen e kroatëve që jetojnë në Bosnjë e Hercegovinë.
Ai po ashtu ka deklaruar se shteti kroat do ta përkrahë Bosnjën që të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Kryeministri kroat shtoi gjithashtu se qeveria do të vazhdojë të mbështesë biznesmenët kroatë që të investojnë më shumë në Bosnjë.
“Kjo është një mundësi e madhe në aspektin e investimeve për kompanitë tona. Në këtë kuptim, ne do të inkurajojmë të gjitha format e bashkëpunimit”, ka thënë Plenkoviç. /kp/