Kroacia ka një normë më të lartë vdekjesh nga coronavirusi sesa Kina.
Kjo e fundit ka një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh, sipas të dhënave zyrtare nga të dyja vendet.
Sipas të dhënave të botuara dje, deri më tani zyrtarisht në Kinë janë regjistruar 88,454 infeksione me coronavirus dhe 4,635 vdekje, raporton index.hr.
Deri dje, një total prej 225,128 infeksionesh me virus dhe 4,655 vdekje u regjistruan në Kroaci, por sot numri i vdekjeve është rritur me 29 dhe tani është 4,684.
Kroacia është i vetmi vend në rajon që ka numrin e vdekjeve më të lartë se sesa shteti kinez gjersa këtë gjë mund ta bëjë edhe Bosnja-Hercegovina, e cila aktualisht ka 4,486 vdekje. /Telegrafi/