Marko Pjaca është futbollisti i fundit që ka pësuar lëndim dhe nuk do të mund të paraqitet kundër Kosovës.
Kështu së paku ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kroacisë përmes një mesazhi në llogarinë e Twitterit.
“Marko Pjaca shkaku i një lëndimi të kyçit të këmbës nuk do të luajë kundër Kosovës dhe Finlandës. I dëshirojmë shërim të shpejtë”, shkruan në njoftimin e HNS-ë.
Kujtojmë se Kosova dhe Kroacia do të takohen të enjten me fillim në ora 20:45 në stadiumin shkodran të Loro Boricit në kuadër të kualifikimeve të botërorit, Rusia 2018.
Vlen të theksohet se shkaku i lëndimeve kroatëve do tu mungojnë edhe Luka Modric, Ivan Rakitic si dhe Dejan Lovren. /Telegrafi/
.@marko_pjaca20 će propustiti susrete protiv Kosova i Finske zbog ozljede lisne kosti. Marko, želimo ti brz i uspješan oporavak!
— HNS | CFF (@HNS_CFF) October 4, 2016