Muaji tetor për sektorin e ndërtimit në Kroaci ishte një nga më të mirat në vitet e fundit. Krahasuar me një muaj më parë volumi i punës u rrit mbi 3 për qind dhe 4.6 për qind krahasuar me tetorin e vitit 2016.
“Rezultati është produkt i mirë i politikës së taksave dhe përdorimit të fondeve të BE-së. Kjo është e gjitha rezultat që ndërtimi disi të kthehet në ditët e lavdishme”, thotë Mirjana Çagal, nënkryetare e Dhomës së Tregtisë për ndërtim.
Por, kroatët e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë ndërtimi, pavarësisht se paga neto shkon deri në një mijë euro.
Dragutin Kamenski, pronar i kompanisë ndërtimore, thotë se viteve të fundit një numër i shesheve të ndërtimit nuk janë hapur për shkak të mungesës së punëtorëve ndërtimorë.
Ai kujton se gjatë dekadës së kaluar, Kroacia u përballë me largimin e mbi 50.000 punëtorëve të ndërtimit, për shkak se kërkonin një jetë më të mirë jashtë vendit.
“Në Kroaci është e pamundur për të gjetur punëtorë të kualifikuar dhe të cilësisë. Pagat mesatare janë diku në mes 800 dhe 1,000 euro neto”, thotë Kamenski.
Kjo gjithashtu mund të vonojë ndërtimin e shumë hoteleve të reja, njoftoi kohët e fundit ministri i Turizmit.
Ndërtuesit kanë kërkuar leje nga qeveria për të trefishuar numrin e punëtorëve të huaj, kështu që të gjithë 12,170 punëtorët e huaj të ndërtimit mund të punojnë në skelet kroate. /Telegrafi/