Telegrafi

Kroacia ka dyshime për disa pozita për ndeshjen ndaj Kosovës – formacioni i mundshëm (Foto)

Përfaqësuesja e Kroacisë është grumbulluar në Zagreb para ndeshjeve kualifikuese për ‘Rusia 2018’, kundër Kosovës (2 shtator) dhe kundër Turqisë (5 shtator).

Objektivat e trajnerit Ante Cacic janë të qarta: Tri pikë ndaj Kosovës dhe së paku barazim kundër Turqisë.

Për këto dy takime, përzgjedhësi kroat nuk i ka në dispozicion Vedran Corlukan, Tin Jedvajan dhe Marko Pjacan, ndërsa ndaj Kosovës do të mungojë edhe Nikola Kalinic, i cili nuk është akoma i gatshëm për lojë.

Lexo po ashtu Bunjaku: I kënaqur me listën, nuk kemi frikë

Cacic ka telashe në përzgjedhjen e lojtarëve në disa pozita për ndeshjen kundër përfaqësueses sonë. Në mesfushë janë të sigurt Luka Modric dhe Ivan Rakitic, ndërsa vendimi do të merret për Milan Badelj apo Mateo Kovacic.

Ivan Perisic do të kthehet në krahun e majtë (pasi ndaj Islandës luajti në të djathin), ndërsa në krahun tjetër do të jetë Andrej Kramaric.

Mario Mandzukic është i pazëvendësueshëm në fazën e sulmit.

Formacioni i mundshëm i Kroacisë kundër Kosovës (4-2-3-1): Subasic; Vrsaljko, Vida, Lovren, Barisic (Pivaric); Badelj (Kovacic), Modric; Kramaric, Rakitic, Perisic – Mandzukic. /Telegrafi/

Kështu pritet të jetë formacioni i Kroacisë (Goal)