Telegrafi

Kroacia eksporton mallra 50 milionë, Kosova vetëm 1 milion euro

Të mërkurën në OEK është mbajtur një takim i delegacionit të OEK-ut me delegacionin e Odës Ekonomike dhe biznesmenëve nga Kroacia.

Pas këtij takimi, kreu i OEK-ut, Besim Beqaj tha se takimi kishte për qëllim mundësinë e bashkëpunimit bilateral në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Kroacisë.

“Ne kishim një takim ku u bisedua rreth mundësisë së bashkëpunimit bilateral, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arbitrazhit, ku Oda Ekonomike e Splitit ka një përvojë shumë të mirë dhe ku Kosova ka nevojë”, tha Beqaj.

Ai po ashtu bëri të ditur se Kroacia dhe Kosova kanë mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi, duke përmendur mundësitë e investimeve.

“Ne mendojmë që Kroacia dhe Kosova kanë mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi. Ka shumë çështje dhe probleme të cilat duhet të adresohen. Ne kemi biseduar edhe rreth probleme të transportit, rreth mundësive të investimeve të përbashkëta, të krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta, të cilat do të jenë në fushën e infrastrukturës”, ka thënë Beqaj.

Ndërkohë që kryetarja e Odës Ekonomike Rajonale të Splitit, Jadranka Radovanoviq tha se qëllimi i vizitës është që të gjenden forma të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Kroacisë. /telegrafi/