Site icon Telegrafi

Kroacia edhe sot goditet nga tërmeti – për të tretën ditë radhazi

Një tërmet i ri me fuqi prej 4.1 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm, për të tretën ditë radhazi, zonën e Petrinja në Kroaci.

Kështu raportojnë mediat e huaja, duke u thirrur në raportimet nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu “Si në Hiroshima!”: Tërmeti në Kroaci, pamjet janë të frikshme – dëgjohen britma, ka të lënduar dhe të vdekur

Siç bëhet e ditur më tej, tërmeti u regjistrua 42 kilometra në lindje të Zagrebit dhe 16 kilometra në jugperëndim të Sisak.

Kujtojmë se banorët e Petrinjës nuk fjetën të qetë as natën e kaluar kur kjo zonë u godit nga disa tërmete më të dobëta.

Sipas të dhënave, më shumë se 20 tërmete u regjistruan në këtë hapësirë, vetëm nga mesnata në 7 të mëngjesit të ditës së sotme. /Telegrafi/

Exit mobile version