Site icon Telegrafi

Kroacia e gatshme ta ndihmojë Kosovën në fushën e gjeomjedisit

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur një delegacion nga Instituti Gjeologjik i Kroacisë, më në krye drejtorin Josip Halamic, me të cilin diskutuan për mbetjet industriale dhe trajtimin e tyre.

Zëvendësministri Shala, e njoftoi delegacionin nga Kroacia me punën që kjo ministri ka bërë në fushën e gjeomjedisit, duke thënë se Kosova ka trashëguar nga e kaluara një gjendje jo të mirë në këtë fushë, gjë që kërkoi ndihmën dhe përvojën e ekspertëve kroatë.

Shala po ashtu tha se Kosova është duke bërë përpjekje që të hartojë legjislaturën e duhur sa i përket trajtimit të mbeturinave industriale.

Delegacioni kroatë e falënderoi zëvendësministrin Shala për pritje, duke i premtuar mbështetje dhe bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve që ndërlidhen me fushën e gjeomjedisit.

Të dy palët u pajtuan që ky bashkëpunim i ndërsjellë të vazhdojë edhe në të ardhmen në frymën e trajtimit të mbeturinave industriale, fushë kjo që përveç ndikimit mjedisor, ka ndikim të dukshëm edhe në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. /Telegrafi/

Exit mobile version