Site icon Telegrafi

Kroacia me dy sulmues ndaj Kosovës, në formacion ka hapësirë edhe për futbollistë të rinj (Foto)

Përzgjedhësi i Kroacisë, Ante Cacic, në konferencën për shtyp deklaroi se nuk do të ketë befasi në formacionin e skuadrës së tij, mirëpo me gjithë ato mungesa, kjo deklaratë duket paksa e pakuptimtë.

Trajneri pritet ta angazhojë në krah mbrojtësin e Dinamos, Josip Pivaric, i cili nuk është dëshmuar me fanellën e përfaqësueses. Ivan Strinic pritet të qëndrojë në bankën rezervë, së paku deri në ndeshjen kundër Finlandës.

Lexo po ashtu Kroacia ka në dispozicion vetëm 16 lojtarë, nuk mund të luajë edhe një sulmues

Befasi tjera përpara portierit Danijel Subasic nuk pritet të ketë. Vedran Corluka do të jetë qendër e mbrojtjes dhe kapiten, ndërsa krahas tij pritet të luajnë Vida dhe Sime Vrsaljko.

Më e përfolur është mesfusha, ku mungojnë Luka Modric dhe Ivan Rakitic. Kështu, krahas Milan Badelj pritet angazhimi i Marko Rog apo Mateo Kovacic. Në krahë do të luajnë Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic.

Dhe në sulm, Cacic raportohet se do të luajë me dy sulmues. Mario Mandzukic është i pazëvendësueshëm, ndërsa krahas tij pritet të luajë ose Nikola Kalinic ose Andrej Kramaric. /Telegrafi/

Exit mobile version