“Po bie borë në Kroaci”. Kjo u njoftua këtë mëngjes në teletekstin e Radio-Televizionit Kroat (HRT).
Dhe kjo ka ndodhur edhe pse sipas mediave vendase, qartazi moti në këtë vend ballkanik gjatë ditës ka qenë i kthjellët dhe madje shumë nxehtë.
Por ajo që më së shumti “ka befasuar” njerëzit ishte fakti se teleteksti i HRT thotë – “në Karlovac sot bie pak borë”, ndonëse paralajmëron se temperaturat do të jenë deri në 31 gradë.
Një gabim i tillë, siç vihet në pah, qëndroi hiq më pak se një orë. /Telegrafi/