Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së COVID-19 në Kroaci janë regjistruar më shumë se 3,000 raste të reja.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shifrat e reja të lëshuara këtë mëngjes thonë se 3.082 raste të reja me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, dhe numri i rasteve aktive në vend është tani 16,348.
Deri më sot dita më e keqe për rastet e reja Covid-19 në Kroaci ishte 6 nëntori, kur u regjistruan 2.890 raste.
“Ne aktualisht jemi në momentin më të vështirë të epidemisë”, citohet të ketë thënë kryeministri, Andrej Plenkoviq në fjalën e tij hyrëse në seancën e Qeverisë.
Ai u ka bërë apel të gjithëve që t’i përmbahen masave.
“Askush nga ne nuk dëshiron masa më të ashpra”, ka thënë më tej kryeministri kroat.
Sipas po të dhënave të njëjta, tani ndodhen 1,598 persona në spital në të gjithë Kroacinë.
Por këto nuk janë të dhënat e vetme të këqija nga Kroacia.
Për fat të keq, gjatë periudhës së kaluar 24 orëshe, 32 njerëz kanë vdekur për shkak të virusit në Kroaci, që do të thotë se numri i të vdekurve në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë është tani 925 persona.
Përveç Kroacisë, edhe vendi i saj fqinj, Sllovenia ka parë një ditë të rëndë, rreth rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.
Përveç një rekordi të zi prej 41 të vdekurve nga COVID-19, në Slloveni të mërkurën janë konfirmuar edhe një total prej 1,925 infeksionesh të reja me coronavirus. /Telegrafi/