Kombëtarja e Kroacisë ka vazhduar me sulme ndaj grekëve në ndeshjen e vlefshme për ‘Play-Off’.
Pasi Luka Modric kaloi kombëtaren kroate në minutën e 13-të në epërsi, ka ardhur edhe goli i dytë.
Ishte sulmuesi i Milanit, Nikola Kalinic që shënoi golin e dytë në këtë sfidë.
29-vjeçari shënoi një gol të bukur me thembër pas një asistimit nga Strinic.
Kroatët pas kësaj epërsie pritet të kenë më të lehtë vazhdimin e ndeshjes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=P2xZlQ2l9rA