Kupa e Botës në Rusi ka dhuruar disa ndeshje mahnitëse dhe rekorde pasi që ndeshja finale do të shfaqë shtetin më të vogël që do të luajë në fazën e fundit të turneut që nga viti 1950.
Kroacia, me një popullsi prej vetëm 4.17 milionë, rezervoi vendin e tyre në finalen e 15 korrikut në stadiumin Luzhniki të Moskës, duke mundur Anglinë me rezultat 2-1 pas kohës shtesë të mërkurën mbrëma.
Kroatët bëhen shteti më i vogël që arrin finalen e Kupës së Botës që nga Uruguai, i cili fitoi turneun në vitin 1950, kur kombi i tyre kishte një popullsi prej vetëm rreth 2.4 milionë banorë.
Në atë rast, uruguaianët mundën një skuadër të madhe të Brazilit me rezultat 2-1 në Maracana në ndeshjen finale të fazës së dytë, e cila në mënyrë efektive shërbeu si finalja e turneut.
Ishte titulli i dytë i Kupës së Botës për Uruguain, pasi trofeu i parë u fitua në shtëpinë e tyre në edicionin inaugurues në vitin 1930.
Gjatë viteve, vende të tjera relativisht të vogla që kanë lënë pak a shumë gjurmë duke arritur në finale përfshijnë Suedinë, Hungarinë dhe Holandën – të gjithë të mposhtura në finale.
Por, Kroacia do të shpresojë ta shmangë atë fat kur ata të ndeshen të dielën në Moskë ndaj Francës.
Ata e rezervuan vendin e tyre në finale duke mposhtur Anglinë me një popullsi prej rreth 53 milionë banorësh, ndërsa në çerekfinale kroatët mposhtën një diferencë edhe më të madhe demografike, duke mundur Rusinë – një komb prej rreth 145 milionësh. /Telegrafi/