Telegrafi

Kroacia, 3,5 miliardë euro prej fondeve evropiane

 Këto ja në elementet kryesore të pakos financiare për Kroacinë, që ditëve të fundit e përgatitë Komisioni Evropian (KE) dhe sipas të cilit, si datë e supozuar për hyrje të Kroacisë në BE është përmendur 1 janari i vitit 2012.

Siç transmetuan mediumet kroate, bëhet fjalë për propozim të Komisionit Evropian për të cilin së shpejti duhet të prononcohet Këshilli i BE-së.

Propozimi përfshinë dy vitet e para të anëtarësimit të Kroacisë, meqë BE-ja ka kornizë shtatëvjeçare financiare, e cila përfundon në vitin 2013.

Në propozim-dokumentin fillohet nga supozimi se Kroacia prej 1 janarit të vitit 2012 do të bëhet anëtare e BE-së, nëse paraprakisht i përmbushë kushtet për anëtarësim.