Site icon Telegrafi

Kroacia 13-fish më e shtrenjtë se përfaqësuesja e Kosovës

Kosova do të ballafaqohet nesër me kombëtaren kroate në kuadër të kualifikueseve për botërorin “Rusia 2018”.

Mediat kroate tashmë kanë nisur të raportojnë rreth takimit të vlefshëm për botërorin e radhës, ku kombëtarja kroate po shpreson të kualifikohet drejtpërdrejt në garën më prestigjioze të kombëtareve.

Sipas portalit 24sata.hr, të bazuar në të dhënat e ueb-faqes së specializuar për shit-blerjen e lojtarëve, përfaqësuesja jonë ka vlerë prej 23.7 milionë eurove.

E kombëtarja kroate sipas vlerësimeve të tregut të transferove kap shifrat 315 milionë euro, apo rreth 13 herë më tepër se përfaqësuesja jonë.

Vlen të theksohet se ndeshja e nesërme zhvillohet në stadiumin e kryeqytetin kroat të Zagrebit, “Maksimir” dhe pritet të fillojë në ora 20:45.

Ndryshe, Kosova në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin shkodran “Loro Boriçi”, kishte pësuar humbje me rezultat prej 6-0. /Telegrafi/

Exit mobile version