Selia Kombëtare e Kroacisë ka dhënë informacionet më të reja sa i përket situatës epidemiologjike.
Në 24 orët e fundit, u regjistruan 334 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2 gjersa numri i rasteve aktive është 2703.
Midis tyre, 283 pacientë janë në spital, nga të cilët 15 prej tyre po trajtohen me respirator, transmeton Telegrafi.
Do danas ukupno je zabilježeno 11.428 osoba zaraženih novim koronavirusom, od kojih je 195 preminulo, a 8.530 se oporavilo. U samoizolaciji su trenutno 9.042 osobe. Do danas je ukupno testirano 183.912 osoba, od toga 4.074 u posljednja 24 sata.
— Koronavirus.hr (@koronavirus_hr) September 4, 2020
Gjithashtu është bërë e ditur se një person ka ndërruar jetë, i cili kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, 11,428 njerëz janë infektuar me coronavirus, nga të cilët 195 kanë vdekur dhe 8,530 janë shëruar.
Aktualisht janë 9042 njerëz në vet-izolim. Deri më tani, një total prej 183,912 njerëz janë testuar, nga të cilët 4,047 në 24 orët e fundit. /Telegrafi/