Site icon Telegrafi

Kroaci, katër të vdekur dhe 287 raste të reja me coronavirus

Në 24 orët e fundit, 287 raste të reja të coronavirusit u regjistruan në Kroaci, ndërsa katër pacientë vdiqën.

Numri i rasteve aktive është 1,588. Midis tyre janë 334 pacientë në trajtim spitalor, nga të cilët 24 në aparat respirator.

Që nga shkurti, 18,084 njerëz janë infektuar me virus, nga të cilët 304 kanë vdekur, raporton index.hr.

Gjithsej 16,192 njerëz u shëruan, nga të cilët 161 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, 9,610 persona janë në vet-izolim. U testuan 333,241 njerëz, nga të cilët 4849 në 24 orët e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version