Telegrafi

Kroacia fiton në udhëtim te Austria dhe shkon në ‘Play-Off’, Franca mposhtet nga Danimarka

Ndeshje spektakolare janë zhvilluar në Grupin 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Kroacia ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Austria 1-3 për të kaluar si lider i Grupit dhe për të shkuar në ‘Play-Off’ të Ligës A.

Luka Modric vetëm pas gjashtë minutave lojë kaloi kroatët në epërsi, derisa Baumgartner barazoi shifrat në 1-1 pas tre minutave.

Pjesa e parë përfundoi baras 1-1, derisa në të dytën kroatët ishin shumë më të mirë.

Ishte minuta e 69-të kur Marko Livaja realizoi për 1-2 derisa tre minuta më vonë Dejan Lovren shënoi për rezultatin përfundimtar 1-3.

Në ndeshjen tjetër Danimarka ka marrë një fitore befasuese 2-0 ndaj Francës.

Vetëm pesë minuta i mjaftuan vendasve për të siguruar fitoren, kur Kasper Dolberg shënoi në minutën e 34-të derisa Skov Olsen në të 39-tën.

Kroacia kalon si lider nga Grupi 1 me 13 pikë, Danimarka mbetet e dyta me 12, Franca e treta me vetëm pesë pikë dhe Austria bie në Ligën B. /Telegrafi/