Ndeshje spektakolare janë zhvilluar në Grupin 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Kroacia ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Austria 1-3 për të kaluar si lider i Grupit dhe për të shkuar në ‘Play-Off’ të Ligës A.
Luka Modric vetëm pas gjashtë minutave lojë kaloi kroatët në epërsi, derisa Baumgartner barazoi shifrat në 1-1 pas tre minutave.
Pjesa e parë përfundoi baras 1-1, derisa në të dytën kroatët ishin shumë më të mirë.
GOAL! #Croatia with an early lead, as Vlašić finds @lukamodric10, who fires it home! #AUTCRO #NationsLeague #UNL #Family #Vatreni❤️🔥 pic.twitter.com/GWld4g4uwf
— HNS (@HNS_CFF) September 25, 2022
Ishte minuta e 69-të kur Marko Livaja realizoi për 1-2 derisa tre minuta më vonë Dejan Lovren shënoi për rezultatin përfundimtar 1-3.
Në ndeshjen tjetër Danimarka ka marrë një fitore befasuese 2-0 ndaj Francës.
Final whistle in Vienna: #Croatia wins the match and the #NationsLeague Group A1 – congratulations! 👏👏👏🎇🎆🙌🙌🥳#AUTCRO #Family #UNL #Vatreni❤️🔥 pic.twitter.com/aJpCaQgVFy
— HNS (@HNS_CFF) September 25, 2022
Vetëm pesë minuta i mjaftuan vendasve për të siguruar fitoren, kur Kasper Dolberg shënoi në minutën e 34-të derisa Skov Olsen në të 39-tën.
Kroacia kalon si lider nga Grupi 1 me 13 pikë, Danimarka mbetet e dyta me 12, Franca e treta me vetëm pesë pikë dhe Austria bie në Ligën B. /Telegrafi/