Telegrafi

Krmov: Xhaferi është njeriu që më shumti ka thyer rregullat e Kuvendit

Deptuteti i partisë opozitare “E Majta” Borisllav Krmov nga foltorja e Kuvendit tha se Xhaferi është deputeti dhe kryetari i Kuvendit, më i keqi në histori të dhomës ligjvënëse, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Xhaferi është deputeti dhe kryetari i Kuvendit që ka historikisht më shumë padi për gabimet në udhëheqjen e Kuvendit. Xhaferi është ai që ka thyer rregullat e Kuvendit. Xhaferi ka fshehur ligjet që ju ndihmojnë qytetarëve dhe ka fshehur amandamentet e deputetëve. Xhaferi është ai që theu ligjet e vendit duke folur shqip në Bruksel. Xhaferi nuk është as kryeministër i duhur i shqiptarit të ndershëm në Maqedoni” tha Borisllav Krmov.

Krmov gjithashtu përmendi edhe incidente tjera, duke thënë se partitë e pushtetit e nxjerrin maqedonasin në rend të dytë në shtetin e tyre. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Xhaferi: Qeveria ime do të jetë krah dhe zë i qytetarëve