Telegrafi

Krkic për Riberyn?

Shtypi gjerman shkruan se përfshirja e Krkicit në këtë çështje do të ulte çmimin që duhet të paguajë Barcelona për Riberyn, duke bërë që spanjolli së bashku me 30 milionë euro të ishin të mjaftueshëm për transferimin e francezit, për të cilin të interesuara janë treguar Chelsea, Manchester City dhe Real Madridi.

Ribery tha të mërkurën se do të vendosë të ardhmen brenda dhjetë ditësh, por nëse ai dëshiron të largohet, Bayerni do të preferonte që atë ta shesë këtë vit për shkak se vitin tjetër ai mund të largohet me parametra zero. /Telegrafi/