Site icon Telegrafi

Krizës energjetike s’i shihet fundit! (Video)

Kosova që nga paslufta vazhdon të përballet me krizë të thellë energjetike. Për rrjedhojë, jo pak investitorë potencialë janë larguar nga vendi ynë. Ky telash, ende i pazgjidhur, vazhdon ta pengojë zhvillimin ekonomik.

Pas një varg tentativash e analizash për të zgjidhur këtë problem , rreth një dekadë më parë u pa e udhës që përfundimisht të ndërtohet një termocentral i ri, pasi që termocentralet ekzistuese janë të vjetra dhe nuk mund t’i mbulojnë nevojat energjetike të vendit.

Mirëpo, edhe 17 vjet pas luftës dhe 10 vjet pas planifikimit të ndërtimit të termocentralit të ri, Kosova vazhdon të përballet me të njëjtin problem.

Pala më e dëmtuar për shkak të kësaj krize besohet të jenë bizneset në vend të cilat vazhdimisht e kanë ngritur problemin e energjisë elektrike, si problem kyç në pengimin e zhvillimit të biznesit vendor. /Tribuna Channel/

Exit mobile version