Ai ka stërvitur me lojtarët normalisht. “Nuk ishte askush nga kryesia, nuk ka asgjë të re. Kemi bërë stërvitje normalisht, kurse për të dielën ua kam dhënë pushim”, tha ai. Në anën tjetër, kryetari i klubit, Abedin Zeka tha se nuk kanë qenë në dijeni për ndonjë takim me trajnerin.
Duraku të premten përmes Arenës paralajmëroi se mund të largohen 5-6 lojtarë nga klubi, në të kundërtën do të largohet vetë. Në mesin e të larguarve ai përmendi edhe portierin Enis Manxholli, të cilin nuk e inkuadroi ndaj Hajvalisë. /Arena/Telegrafi/